Skip to main content
Back to News

News

Open Call for Video Lectures - Eduino

By Nikolco GosevJanuary 25, 20216 min read
Eduinovideo
Share:
Open Call for Video Lectures - Eduino

Të nderuar mësues, të nderuar profesorë,

Ju drejtohemi me thirrje të hapur për t`ju bashkangjitur përsëri iniciativës e cila është e rëndësishme për të ardhmen e të gjithëve.

Në përputhje me zbatimin e mësimdhënies online, ju ftojmë të bëjmë përpjekje të përbashkëta që të sigurojmë video leksione të inçizuara për njësitë mësimore për arsimin fillor dhe të mesëm të parashikuar për muajin janar dhe muajin shkurt të vitit 2021.

Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj në këtë iniciativë të përbashkët dhe për këtë qëllim ju ftojmë të na bashkangjiteni me video leksionin tuaj të inçizuar që do të mbetet si një video – burim i qëndrueshëm për brezat e ardhshëm. Të gjitha informatat e nevojshme se si të inçizoni dhe të dërgoni një video leksion, mund ti gjeni në seksionet më poshtë në këtë thirrje publike.

Kjo është kërkesë e sinqertë për angazhimin tuaj, për të gjithë fëmijët që mund t’u jenë shumë të nevojshme këto mësime.

I juaji,

Aleksandar Llazovski,

Projekt Menaxher - SmartUp

Hapat në proces nga ana juaj:

Open Call for Video Lectures - Eduino – image 10

Për të gjitha këto hapa, janë përgaditur udhëzime të hollësishme në thirrjen më poshtë.

Pas dërgimit të leksionit, nga ana e:

  1. EDUINO – Kontrollimi i video leksioneve sipas kritereve minimale teknike
  2. BZHA – Kontrollimi dhe verifikimi i përmbajtjes së video leksionit
  3. EDUINO – Postimi i video leksionit në programin javor në faqen e internetit
Open Call for Video Lectures - Eduino – image 14

Përmes Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, një letër zyrtare u është dërguar të gjithë drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme në territorin e RMV, e cila shpjegon udhëzimet për realizimin e video leksioneve për muajt janar dhe shkurt të vitit 2020. Përkatësisht, për të optimizuar procesin, ekipi i EDUINO së bashku me këshilltarët nga BZHA përgatitën një tabelë publike në të cilën drejtorët e shkollave mund të shohin se cilat mësime i janë caktuar shkollës suaj për t`u inçizuar, dhe të ju informojnë përkatësisht juve, mësuesit dhe profesorët e shkollave, për inçizimin e leksioneve. Hapat e tjerë që duhet të ndiqni janë:

1. Para inçizimit të video leksionit, ju lutemi që të konsultoheni me drejtorin e shkollës tuaj dhe të zgjidhni përmbajtjen mësimore që i është caktuar shkollës tuaj. Ju mund të zgjidhni midis njësive mësimore që janë caktuar ekskluzivisht për shkollën ku ju jepni mësim.

2. Hapni listën e tabelave për arsimin e mesëm dhe fillor për të hyrë në njësitë mësimore (klikoni këtu)

3. Detyrimisht lini një koment në fushën me njësinë për të cilën dëshironi të inçizoni video leksion duke e shkruar emrin, mbiemrin dhe adresën e emailit tuaj për kontakt.

→ Shikoni këtë video 15 minutëshe që e shpjegon procesin e plotë të zgjedhjes së një njësie mësimore, nga fillimi deri në fund.

Shihni këtë udhëzuesin teknik për mënyrën se si të lini një koment - ("Comment") në tabelën me njësitë mësimore.

Open Call for Video Lectures - Eduino – image 21

E detyrueshme: Shikoni këto katër video e në listën e YouTube ku shpjegohen mjetet kryesore dhe procesi i inçizimit (klikoni me të majtën mbi fjalët e nënvizuara me ngjyrë të kaltër)

E detyrueshme: Hapni këtë dokument i cili përmban të gjitha dokumentet dhe udhëzimet e rëndësishme për inçizimin e video leksionit. Lexojeni me kujdes dokumentin e tërë.

Nëse keni nevojë: Shihni dokumentin e mëposhtëm që tregon problemet më të shpeshta teknike dhe zgjidhjet e tyre

Opsionale: Shikoni disa nga mjetet digjitale për të cilat kemi përgatitur video udhëzime dhe demonstrime, nëse dëshironi të përdorni një mjet inovativ gjatë video leksionit tuaj (Kahoot, Quizlet, WordWall, Zoom)

Rekomandojmë: Do të ishte mirë ta inçizoni video leksionin në shkollën tuaj, duke përdorur materialet demonstruese që keni në klasën tuaj, duke përdorur laptopët dhe internetin në shkollë.

Mbeshtetje teknike:

Si mbështetje teknike, Ministria e Arsimit dhe Shkencës i udhëzoi shkollat ​​që të sigurojnë mbështetje teknike fillestare nga një mësues i informatikës ose nga një mësues që ka përvojë në përgatitjen e video leksioneve. Kjo do të thotë që ka një person nga shkolla juaj që do t’ju mbështesë. Konsultohuni me drejtorin për të zbuluar se cili person nga shkolla juaj do t’ju ofrojë mbështetje teknike nëse është e nevojshme. Sidoqoftë, nëse keni paqartësi për leksionin e zgjedhur, ose është bërë ndonjë gabim, raportojeni në help@innovationlab.mk, ku mbështetja teknike e ekipit Eduino që punon në përgatitjen e videove do t’ju ofrojë mbështetjen e nevojshme nëse personi nga shkolla juaj nuk mundet.

Konfigurimi minimal për inçizimin e një video leksioni:

* Nëse nuk e kuptoni, ju rekomandojmë që të konsultoheni me personin e IT në shkollën tuaj para inçizimit dhe në rast se keni problem me programin e inçizimit në laptopin / kompjuterin tuaj.

Windows:

  • DirectX 10.1 compatible GPU
  • Windows 7 SP1 or newer

macOS:

  • Intel CPU (PPC is not supported)
  • OpenGL 3.2 compatible GPU
  • macOS 10.12 or newer
Open Call for Video Lectures - Eduino – image 35

E detyrueshme: Hapni formularin e duhur për dorëzimin e video leksionit

  • Zgjidhni njërën nga tre formularët sipas nivelit të duhur të arsimit për të cilin është përgaditur video leksioni juaj: http://eduino.mk/

Afati i dorëzimit:

  • Për video leksionet e javëve mësimore 14 deri 15: 15.1.2021
  • Për video leksionet e javës mësimore të 16: 28.1.2021
  • Për video leksionet e javës mësimore të 17: 31.1.2021
  • Për video leksionet e javës mësimore të 18: 03.2.2021
  • Për video leksionet e javës mësimore të 19: 06.2.2021

(Fokus në përgatitjen e shpejtë dhe dorëzimin e video leksioneve për dy janar)

Çertifikata: Të gjithë dorëzuesit e video leksioneve do të marrin certifikatë digjitale të lëshuar nga Byrosë për Zhvillimin e Arsimit. Kjo certifikatë u është dhënë mësuesve dhe profesorëve që dërguan video leksione për EDUINO në thirrjet e bëra në vitin e kaluar shkollor.

E rëndësishme / Paralajmërim:

  • Videoja juaj do të publikohet pas verifikimit nga një këshilltar i BZHA
  • Nëse videoja nuk i plotëson kërkesat teknike të cilësisë dhe të përshtatshmërisë së përmbajtjes, do të njoftoheni në afat të shkurtër në adresën tuaj të emailit që e keni dhënë
  • According to the rules of the E-Classroom channel, we will not allow comments and likes on the video, but you will be able to post the same video on your own YouTube channel.
  • Adresa juaj e emailit do të shtohet në listën tonë të abonentëve të MailChimp me qëllim që t’ju informojmë për thirrjet e reja të hapura dhe funksionalitetetin EDUINOs

Pëlqimi:

Duke dërguar videon në adresat në dokumentet e mësipërme, ju pranoni që videoja të postohet në platformën EDUINO, e cila është në pronësi të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit. Më konkretisht, videoja do të postohet në seksionin E-Klasa dhe në kanalin përkatës në Youtube. Në mënyrë që videoja të jetë e disponueshme për të gjithë nxënësit, do të ofrohet qasje për të gjithë publikun në përputhje me rregullat e përdorimit të Youtube, të cilat mund t’i lexoni këtu: https://www.youtube.com/t/terms

Gjithashtu, disa nga video leksionet do të transmetohen në "Mësimdhënie në TV" në Radio Televizionin Maqedonas. Çdo ditë pune duke filluar nga ora 08:30 dhe sipas orarit mësimor, fëmijët nga klasa e parë deri në të nëntën do të mund të ndjekin përmbajtjet edukative nga ekranet e tyre, me qëllim që të jenë në dispozicion për të gjithë fëmijët. Mësimet e transmetuara janë të destinuara për arsimin fillor, në gjuhën mësimore maqedonase dhe gjuhën mësimore shqipe.

Fjalët e fundit dhe motivimi:

Qëllimi i kësaj nisme është krijimi i një biblioteke me video leksione, të cilat ne mund t’i ndajmë me nxënësit, të cilët nuk ishin në gjendje të ndjekin mësimet, si rezultat i vazhdimit të pandemisë KOVID-19.

Video leksionet e inçizuara do të jenë të destinuara për njësitë mësimore për arsimin fillor dhe të mesëm, për muajt janar dhe shkurt të vitit 2020. Të gjitha videot e postuara do të formojnë një bazë të materialeve të gatshme me vlerë të qëndrueshme për sistemin tonë arsimor dhe për këtë arsye ju inkurajojmë që t`i përgatisni videot me kujdes dhe në mënyrë që të mbeten si një thesar i qëndrueshëm për të gjithë nxënësit dhe mësuesit e tanishëm dhe të ardhshëm.